Kryesore

Pas kryeministrit Hoti, edhe zv/kryeministri i Kosovës me koronavirus








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:33 - 04/08/20 |
mapo.al

Dy ditë pasi kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u konfirmua pozitiv me Covid-19, bëhet e ditur se bartës i virusit është edhe zv/kryeministri, Driton Selmanaj.


Lajmin e ka publikuar vetë Selmanaj, me anë të një postimi në Facebook, ku shprehet se është asimptomatik. Ai thekson se do të qëndrojë i izoluar për 14 ditë dhe se do t’i kryejë detyrat nga shtëpia.


Statusi i plotë i Driton Selmanajt:


Të nderuar,


Dje e kam bërë testin për Covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësorë po më thonë që jam asimptomatik. Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme. Do përpiqem që të gjitha obligimet e punës t’i kryej nga shtëpia.



Etiketa:

Pas