Aktualitet

Jep dorëheqjen drejtori i Spitalit të Kavajës? Berisha: Iu bë presion për karantinën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:28 - 25/02/20 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në rrjetet sociale se ka dhënë dorëheqjen drejtori i Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu. Përmes një postimi, Berisha shkruan se Daiu ka kundërshtuar kthimin e Spitalit të Kavajës në karantinë për të prekurit nga koronavirusi, nëse sëmundja vdekjeprurëse do të prekë edhe Shqipërinë.


Sipas Berishës, drejtori i Spitalit të Kavajës, ka patur një debat të fortë me kryebashkiakun Redjan Krali, i cili i ka kërkuar largimin nga detyra. Ish-kreu i qeverisë i referohet një mesazhi të mbërritur në postën e tij elektronike nga mjeku dixhital.



Sipas këtij mesazhi, Daiu ka kundërshtuar me forcë ngritjen e karantinës në Kavajë, çka ka sjellë edhe kundërshtinë e fortë të Kralit, i cili i ka kërkuar ose të zbatohet urdhri kryeministror ose të lërë punën.


Postimi i Berishës
Edvin Hajduti larg duart nga Kavaja!

Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia nuk i ndahen Kavajes. Ne vend se te krijojne ne baza ushtarake zonen e Karantines per te infektuarit ne koronavirusi dhe te trajtimit te tyre, duan te vendosin ate ne nje nga zonat me te populluara te vendit. Krim!

Lexoni denoncimin e mjekut dixhital. sb

Doktor, ne nje mbledhje te thirrur pasditen e sotme nga kryetari monist i Kavajes Redjan Krali me te gjithe drejtoret ka patur debate te forta me drejtorin e spitalit Perparim Daiu ne lidhje me shpalljen e spitalit tone Karantine.

Pasi Daiu e ka kundershtuar kategorikisht dhe pas nje deklarate te tijen sot ne Klan se Kavaja nuk do te behej Karantine per Koronavirusin, Redjan Krali i ka kerkuar llogari se ne emer te kujt fliste ai dhe duke e share e ofenduar e i ka thene se je i shkarkuar nga detyra dhe mos te shoh më neser ne pune!

Doktor, kjo pune nuk zgjidhet me shkarkim drejtorash por me anullimin e menjehershem te urdherit tinzar nga ministria per shpalljen e spitalit tone Karantine.

Keta nuk njohin kufij kur partia u jep urdhra! Kryetari i Bashkisë i ka thene Po tha shef Edi karantine do behet karantine spitali dhe pike. 

LEXO EDHE: 

Kavajë/ Përparim Daiu tërhiqet nga dorëheqja: Jam në detyrë


Etiketa: , ,

Pas