Aktorja e humorit Rudina Dembacaj ka vendosur të flasë njëherë e mirë rreth marrëdhënies së saj me bashkëshortin dhe babain e vajzës, Aleks. E ftuar në emisionin “Wake Up”, Rudina ka pohuar se martesa e saj 3-vjeçare ka marrë fund.
“Kemi hapur një padi që në qershor. Po është e vërtetë, jemi në një procedurë divorci. Po unë dhe Aleksi kemi një mrekulli që quhet Viktoria…Por, është e vërtetë që po divorcohemi”-ka thënë Rudina Dembacaj.
Rudina është përfolur së tepërmi për një lidhje jashtëmartesore me një person publik, si dhe për një divorc të mundshëm, ndonëse ajo vetë e ka mohuar kategorikisht. Edhe nga ana e të shoqit ka patur mjaft postime nëpër rrjete sociale që shkaktonin konfuzion. E megjithatë, tashmë gjithçka është e qartë: Rudina dhe Aleksi nuk do të shihen më përkrah njëri-tjetrit.