ShowBizz

Pas largimit nga “News 24”, Jul Deda i del në krah Adi Krastës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:17 - 29/08/19 |
mapo.al

Aktori i njohur i humorit Julian Deda i ka dalë në krah gazetarit Adi Krasta, dy ditë pasi u mësua se nuk do të ishte më pjesë e televizionit “News 24”, për shkak të qëndrimit kundër qeverisë.


Në një postim në “Insta Story”,  Deda ka shkruar: “Ky njeri nuk ka nevojë për mbrojtje, sepse e mbron intelekti, personaliteti dhe liria brenda tij. Ps: O Adi Krasta, o armik!” Duke përdorur si gjithnjë ironinë, Juliani ka treguar kështu se është në anën e tij.


Risjellim në vëmendje se edhe personalitete të tjerë nga fusha e artit kanë reaguar për largimin e Krastës nga “News 24”. Një ndër to është edhe Flaka Krelani, e cila nuk ka ngurruar ta falenderojë gazetarin për natyrën e tij suportuese dhe formimin karakterial dhe intelektual.




Etiketa: ,

Pas