Ish-miss Shqipëria 2008, Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë të një djali më datë 6 maj. Lajmi u bë ditur nga mediat turke. Një prej tyre, “Hurriyet”, ka publikuar së fundmi disa fotografi të çiftit së bashku me djalin në krah, teksa po linin spitalin ku ish-missi e solli në jetë.
“Jam shumë e lumtur, aktualisht jam mbi re”– është shprehur Almeda tejet e emocionuar. E pyetur nga gazetarët se kujt i ngjan foshnja, ish-missi u përgjigj: “Kur e pashë për herë të parë mendova se lindi Tolgahan. I thashë Sayisman që është identik si ti. Njerëzit që erdhën për vizitë thanë të njëjtën gjë. Dhe grupet e gjakut i kanë njësoj AB.”
Ndërsa Tolgahan Sayisman tha: “Ishte një lindje e vështirë. Faleminderit Zotit që edhe bashkëshortja dhe fëmija janë mirë.” Ditën e ardhjes në jetë të Efehanit, aktori turk u shpreh se Almeda meritonte një medalje për sakrificën e saj përgjatë 12 orëve rresht, në mënyrë që i biri t’u lindte në mënyrë natyrale.