fbpx

Aktualitet

Pas lojës me postën, Kajmaku dorëzon në polici gjurmët e gishtave





               Publikuar në : 10:55 - 11/09/19 |
mapo.al

Agim Kajmaku ka dorëzuar në polici gjurmët e gishtave. Burime nga policia konfirmojnë se Kajmaku ka shkuar pranë laboratorit shkencor, ku ka dorëzuar gjurmët e gishtave.


Prokuroria i ka dërguar letrën në banesë Kajmakut për të dorëzuar gjurmët, pasi më herët tha se posta nuk ia kishte çuar në Bashkinë e Vorës. Por Posta Shqiptare rrëzoi pretendimin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe tha se letrën e ka çuar në zyrën e Agim Kajmakut.



Kryetari i Bashkisë Vorë u denoncua nga Partia Demokratike, se ka fshehur arrestimin dhe dënimin në Greqi, për para të falsifikuara.


Kajmaku ka përdorur emrin Jorgo Toto në Janinë dhe ende rezulton në kërkim me këtë identitet.

Fillimisht Kajmaku ka refuzuar të dorëzojë gjurmët e gishtave.

 

Lexo edhe:

Prokuroria: Agim Kajmaku nuk ka dorëzuar shenjat e gishtave

Bardhi nxjerr provat: Jorgo Toto është Agim Kajmaku (Dokumenti)


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas