Gazetari Berat Buzhala thotë se kryeministrin Avdullah Hoti do ta telefonojë një nga kryeministrat më të fuqishëm të botës, që do t’i konfirmojë njohjen e shtetit të Kosovës, pas firmosjes së marrëveshjes me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas Buzhalës, ky kryeministër i këtij shteti ka raporte të mira me presidentin amerikan Donald Trump dhe Shtëpinë e Bardhë.
“Në momentin e parë që kjo gjë do të jetë pothuajse zyrtare ne do ta publikojmë këtë njohje, është njëra nga njohjet më të rëndësishme që ka pasur Kosova”, ka thënë Buzhala.
Etiketa: Avdulla Hoti, Marreveshja Kosove-Serbi, njohja e Kosoves, Shtet i rendesishem, Uashington