Lëvizja Vetëvendosje përmes një shkrimi në “Facebook” ka njoftuar kanë dorëzuar ankesën për moscertifikim të listës së tyre drejt Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Kujtojmë se lista e Vetëvendosjes për deputetë nuk u certifikua nga KQZ-ja mbrëmë dhe fajin për këtë kjo parti ia la kryetares së KQZ-së. Të njëjtën gjë, VV ka argumentuar edhe në deklaratë.
Nga Vetëvendosje shprehen të bindur se për VV do të certifikohet lista e plotë, bashkë me kryetarin e Albin Kurtin.