Aktualitet

Pas Nasip Naços, nga LSI largohet edhe deputetja Ediola Braha









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:05 - 24/01/21 |
mapo.al

Vazhdojnë largimet nga radhët e LSI-së duke iu bashkuar Partisë Socialiste. Pas Lefter Kokës dhe Nasip Naços, ekipit të mazhorancës për 25 prillin i është bashkuar edhe Ediola Braho.



Deputetja Ediola Braha e ka lënë LSI-në për PS-në në qytetin e Tepelenës.


Lajmin e ka bërë me dije ministri i Brendshëm dhe i deleguari i PS në Qarkun e Gjirokastrës, Blendi Çuçi ditën e sotme përmes një postimi në rrjetin social Facebook.




“Skuadrës fantastike të Partisë Socialiste në Tepelenë iu bashkua edhe deputetja e LSI-së, Ediola Braha. S’ka më asnjë dyshim se partia që kryetari i opozitës e ka quajtur “SHPK-ja e tregtarit të Venedikut”, po shkon drejt shkërmoqjes totale dhe më 25 prill do të marrë goditjen finale. Angazhimi me LSI-në dhe vota për këtë parti është një mundësi e çuar dëm. Kaq gjë shqiptarët e kanë të qartë dhe do ta dëshmojnë me votë. Partia Socialiste është e vetmja e mirë që ka sot politika shqiptare. Në këto zgjedhje nuk diskutohet thjesht mandati jonë i tretë, por jemi në një betejë mes të ardhmes dhe të shkuarës. Ata janë e shkuara e rrëmujës dhe e rrënimit që nuk meritojnë më besim” – shkruan Çuçi.

Lexo edhe :  LSI Korçë - Braimllari dhe Mele në Dvoran: Më 25 prill merr fund rilindja


Ediola Braha ishte kandidate e LSI-së, për qarkun e Gjirokastrës dhe mori mandatin e Vangjel Tavos pas largimit të LSI-së nga Kuvendi.


1


Etiketa: , ,

Pas