Ish-partnerja e reperit të njohur Stresi ka lënë të kuptohet se nuk do të ketë më një rikthim të çiftit.
Në një bashkëbisedim në “Instagram” me ndjekësit, Kejsi nuk ka ngurruar t’i kthejë përgjigje pyetjes nëse do të rikthehet në Shqipëri, apo do të qëndrojë në Kanada, aty ku prej vitesh jeton dhe studion. “Kanadaja është e ardhmja ime. Jam rritur këtu, s’mund të përshtatem dot me jetesën në Shqipëri”-është shprehur Kejsi.
Risjellim në vëmendje se lidhja e saj me Stresin ka qenë tejet e komentuar, edhe për shkak të deklaratave të pafundme të dashurisë që i kushtonte reperit ndërkohë që ky i fundit gjendej në paraburgim nën akuzat për bashkëpunim me një rrjet kriminal, armëmbajtje pa leje dhe prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike.