ShowBizz

Pas ndarjes së Bradley-t, Lady Gaga ‘sulmohet’ në koncert nga fansat






               Publikuar në : 15:45 - 11/06/19 |
mapo.al

Lady Gaga është sulmuar verbalisht gjatë koncertit të saj në Las Vegas për shkak të ndarjes së Bradley Cooper dhe Irina Shayk. Fansat i bërtisnin në kor emrin e aktorit të njohur, si dhe e pyesnin “Ku e ke Bradley-n?”. Ndërkohë, Gaga nuk ka mundur dot ta kontrollojë veten, duke iu thënë: “Jini të sjellshëm ose zhdukuni”.


Lady Gaga është komentuar prej kohësh për një romancë të fshehtë me Bradley Cooper, që dyshohet se ka nisur teksa xhironin filmin “A star is born”. Mirëpo, këngëtarja gjithmonë e ka mohuar.

Kujtojmë se Irina Shayk dhe Bradley Cooper i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas 4 vitesh lidhje.


Etiketa: , ,

Pas