Aktualitet

Pas një muaji e gjysmë mbyllur, Gjykatat hapin dyert





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:20 - 27/04/20 |
mapo.al

Pas më shumë se një muaji e gjysmë mbyllur, gjykatat do të hapin dyert ditën e sotme e në vazhdim për qytetarët.


Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi që sot të rifillojë veprimtaria e shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë, “për çështje të ngutshme” dhe nën masa të rrepta sigurie për parandalimin e përhapjes së COVID-19.


“Nëse keni një çështje të ngutshme, kur diçka e tillë ju është komunikuar prej personelit të gjykatës. Nëse nuk ju kanë kontaktuar nga gjykata, komunikoni me gjykatën nëpërmjet telefonit/postës elektronike (e-mail), përpara se të paraqiteni fizikisht pranë saj. Në këto masa përfshihen dezinfektimi, pastrimi i rregullt, mbajtja e distancës prej 2 metrash midis të gjithë individëve në gjykatë, si midis personelit gjyqësor, ashtu edhe përdoruesve të gjykatës, marrja e masave për pajisjet mbrojtëse personale, si maska, doreza, etj. Në lidhje me këto, Këshilli po përgatit rregulla të hollësishme”, njofton KLGJ.


Megjithatë KLGJ-ja thekson se seancat gjyqësore të çështjeve administrative, civile dhe penale të një natyre jo të ngutshme vazhdojnë të jenë të pezulluara në të gjitha gjykatat.


Afatet për ngritjen e padive, për paraqitjen e ankimeve si dhe për kryerjen e çdo veprimi procedural në çështjet administrative, civile dhe penale të një natyre jo të ngutshme vazhdojnë të jenë të pezulluara.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas