Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që njohu Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, komisioni i Rithemelimit do të zhvillojë një mbledhje këtë të premte në orën 14:00.
Kjo është lëvizja e parë e grupit mbështetës të Sali Berishës, pasi gjykata legjitimoi komisionin e Rithemelimit dhe vendimet e marra në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Paraditen e sotme, Gjykata e Tiranës miratoi kërkesën e grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike për të regjistruar ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin e mbajtur në 11 Dhjetor të vitit të kaluar.