Banorët e zonës së “5 Majit” do dalin sërish në protestë ditën e sotme në ora 17:00. Protesta e tyre vjen pas padisë që dorëzuan ditën e premte në prokurorinë e posaçme.
Ata kallëzuan Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe 8 zyrtarë të tjerë për shembjen e banesave në atë zonë.
Banorët kërkojnë sekuestron preventive të projektit si dhe pezullim të procesit të shembjes së objekteve.
Avokatja e tyre, Adriana Kalaja tha se qeveria ka shkelur ligjin dhe se shembjet e banesave janë të paligjshme.
“Ne i kemi kërkuar SPAK, vënien e sekuestrosh preventive mbi këtë projekt dhe pezullimin e aksionit të prishjes deri në zbardhjen e çështjes”, është shprehur avokatja.
Në zonën e ‘5 Majit’ pritet të shemben rreth 400 banesa të cilat preken nga projekti për rindërtimin pas tërmetit si dhe rikualifikimit urban.