fbpx

Sport

Sot luhen dy super sfida/ Liverpul-Tottenham dhe Roma-Milan





               Publikuar në : 16:55 - 27/10/19 |
mapo.al

Pak pak minutash do të luhen dy super sfida në kampionatet respektive.


Në orën 17:30 Liverpul do të presë në fushën e tij Tottenham. “The Red’s” vijnë pas një barazimi i cili ia “prishi” disi humorin trajnerit Klopp, por të kuqtë janë ende në krye të klasifikimit. Nëse ngecin përsëri, kërcënimi “City” nuk do të vonojë, në të kundërt kampionët e Europës do të vijojnë shkëputjen.



Edhe pse Tottenham nuk është në një formë të mirë dhe gjendet diku nga mesi i tabelës, në vendin e 10-të me 12-të pikë, sfida nuk parashikohet e lehtë. Megjithatë, spektakli është i garantuar.


Nga ana tjetër në orën 18:00 në ‘Stadio Olimpico’ Roma pret “djajtë” e Milanit. Vendasit gjenden në vend të 7-të me 13 pikë ndërsa Milan në vend të 13 me 10 pikë. Paraqitje jo e mirë nga të dyja ekipet këto javë të para. Një transfertë e vështirë për djemtë e Piolit, por tre pikët janë “të detyrueshme”.


Etiketa: , , ,

Pas