Pas pak, në 20:45 do të luhet në Giuseppe Meazza supersfida e Seria A, ajo mes Inter-it dhe Juventus-it.
“Zonja e Vjetër” me në krye yllin portugez do të tentojë të marrë një fitore në shtëpinë e “Zikaltërve”, tre pikësh që e ngjit në krye të tabeles me 19 pikë, 1 më shumë se Inter. Nga ana tjetër vendasit kërkojnë të mbrojnë kryesimin në Seria A.
Derbin e zjarrtë të Italisë do e gjykojë Gianluca Rocchi.
Për sa i përket formacioneve paraprake, Inter do të zbresë në fushë me Handanoviç, në mbrojtje Godin, De Vrij dhe Skriniar. Mesfusha do të blindohet nga D’ambrosio, Barrela, Brozoviç, Sensi dhe Asamoah, ndërsa sulmi do jetë i rrezikshëm me Lukaku dhe Martinez. Nga ana tjetër Juventus në portë me Szczesny, në mbrojtje me Sandro, De Ligt, Bonuçi dhe Cuadrado. Në mesfushë do të pozicionohet Matuidi, Pjaniç dhe Khedira, ndërsa sulmi juventin do të përfaqësohet me Bernandeschin e tërhequr ne qendër dhe të avancuar Dybala dhe Ronaldo.
Në rrjetet sociale votuesit i besojnë fitoren e Juventusit me 42%, Inter 32% ndërsa barazimi 26%.