Aktualitet

Pas paralajmërimeve për Rusinë, Presidenti Trump shkarkoi kreun e Zbulimit Kombëtar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:16 - 21/02/20 |
mapo.al

Mediat amerikane njoftojnë se Presidenti amerikan Donald Trump mori vendimin për të larguar zyrtarin e tij më të lartë të shërbimeve të zbulimit, pas një seance të klasifikuar informimi të ligjvënësve për sigurinë e zgjedhjeve.


Washington Post dhe New York Times thanë të enjten se presidenti ishte i irrituar pasi mësoi për informimin e javës së kaluar për anëtarët e Komitetit të Zbulimit, i shqetësuar se zyrtarët kishin dhënë informacione që mund të përdoren kundër tij.



Presidenti Trump më pas e thirri Drejtorin në detyrë të Sigurisë Kombëtare Joseph Maguire në zyrën e tij të nesërmen, kur përfundimisht vendosi ta zëvendësojë.


Drejtori në detyrë i Zbulimit Kombëtar, Joseph Maguire, duke dëshmuar para Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve (26 shtator 2019)
Drejtori në detyrë i Zbulimit Kombëtar, Joseph Maguire, duke dëshmuar para Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve (26 shtator 2019)

Ishte një zhveshje” e Maguire, i tha një burim, duke folur në kushtet e anonimitetit, gazetës The Washington Post. “Kjo ishte katalizatori“.

Sipas New York Times, zemërimi i presidentit u nxit nga një vlerësim i njërës prej ndihmëseve të larta të zotit Maguire, Shelby Pierson, e cila u tha ligjvënësve se Rusia ka qenë duke ndërhyrë në fushatën presidenciale amerikane për vitin 2020, duke synuar rizgjedhjen e tij.

Zyrtarët pranë Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe zyrës së saj të sigurisë zgjedhore nuk pranuan të komentojnë kur u kontaktuan nga Zëri i Amerikës.

Një kërkesë për koment drejtuar Shtëpisë së Bardhë gjithashtu nuk mori përgjigje, por reagimi nga ligjvënësit demokratë ka qenë i shpejtë.

Jam shumë i shqetësuar,” tha Kryetari i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve, Bennie Thompson në një deklaratë të enjten vonë.

Presidenti e vendos egon mbi vendin“, shtoi ai. “Duke shkarkuar drejtorin në detyrë të zbulimit kombëtar, Maguire, sepse stafi i tij i dha Kongresit konkluzionet e sinqerta të Komunitetit të Inteligjencës në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, presidenti nuk po refuzon vetëm të mbrohet kundër ndërhyrjeve të huaja, ai po e fton atë.”

ish-prokurori i posaçëm Robert Mueller hetoi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane
Ish-prokurori i posaçëm Robert Mueller hetoi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane

Marrëdhënia e ashpër midis Trump dhe agjensive të inteligjencës amerikane daton në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, kur komuniteti i inteligjencës konkludoi se, “[Presidenti rus Vladimir] Putin dhe qeveria ruse aspiruan të ndihmojnë shanset për t’u zgjedhur të presidentit Trump me çdo mundësi“, kanë shkruar në një raport jo të klasifikuar të publikuar në vitin 2017, agjensitë kryesore të zbulimit amerikan.

Këto përfundime u mbështetën nga një raport në Prill 2019 nga këshilltari special Robert Mueller, i cili konstatoi se, “qeveria ruse konkludoi se do të përfitonte nga një presidencë Trump dhe punoi për ta siguruar këtë rezultat“.

Por, Presidenti Trump vazhdimisht ka mohuar çdo ndërhyrje ruse, duke iu referuar mohimeve të Putinit.

Ai tha që nuk ndërhyri (në zgjedhje)”, u tha Trump gazetarëve pas një bisede me Putinin në Vietnam. “Ai tha që nuk ndërhyri. Unë e pyeta përsëri. Nuk mund ta pyes pa fund“.

Megjithatë, zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë thënë, në mënyrë të përsëritur, se jo vetëm që Rusia ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2016, por se e bëri këtë përsëri në 2018 dhe se do të ndërhynte gjithashtu në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas