Kryeministri Edi Rama ka rrëzuar deklaratat e bëra ditëve të fundit në lidhje me vaksinimin anti-Covid të të moshuarve, si dhe ka akuzuar për shtrembërim fjalësh kundërshtarët politikë dhe mediat.
Në një prononcim jashtë selisë së PS-së, Rama e ka mohuar të ketë thënë se pas imunizimit të të moshuarve personalitete mbi 80 vjeç, do të vaksinohen njerëz të zakonshëm.
Kreu i qeverisë ka akuzuar për shpifje opozitën si dhe mediat, ndërkohë që në të vërtetë, jo më larg se dje, u shpreh:
Pra, fillojmë me kategorinë e 80-vjeçarëve dhe të parët, faktikisht nuk janë as të parët me diferencë, janë të parë në një ditë të parë ku do të vaksinohen dhe të tjerë që janë njerëz të zakonshëm, por fillon me këta, në mënyrë simbolike, në mënyrë si të thuash shembullore për të vazhduar me të tjerët.