Kryetari i PD, Lulzim Basha pas protestës dje para Parlamentit e cila kulmoi me aktin simbolik të djegies së mandateve nga deputetët e opozitës, sot është nisur drejt Vjenës. Qëllimi i vizitës së Bashës në kryeqytetin austriak është për të marrë pjesë në një takim me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSCE, Giorgio dhe Sekretarin e Pergjithshëm, Lamberto Zannier.
Mirëpo ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave gjatë kësaj vizite, ka qenë shoqërimi i Bashës në aeroportin e Rinasit nga Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një video e shpërdarë në rrjetet sociale, Basha dhe Shkëlzen Berisha duken të ulur në stolat e aeroportit teksa bisedojnë me njëri-tjetrin, në pritje të nisjes së avionit.
Burime për Mapo pohojnë se vizita e Bashës në Vjenë do jetë disaorëshe, pasi në mesditë kryedemokrati do kthehet në Tiranë për të vijuar me axhendën politike të opozitës pas vendimit ekstrem që paralajmëron një erë të re politike mbi vendin tonë. Prandaj takimi i Lulzim Bashës me Shkëlzen Berishën në aeroport ka qenë i rastësisshëm edhe pse destinacioni mund të jetë i njëjtë, Vjena.
/Gazeta Mapo/