Aktualitet

Pas publikimit të raportit të Venecias, reagon Presidenca





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:28 - 29/05/20 |
mapo.al

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, ka reaguar sot pas publikimit të raportit nga Komisionii Venecias. Në një njoftim në mediat sociale, Blushi shkruan se Meta ka respektuar vetëm Kushtetutën.


Më tej shton se institucioni i Presidentit komentet finale për “Venecian” do t’i bëjë publike përpara Opinionit Final në mënyrën më transparente.


Reagimi:


“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, siç rikonfirmoi qartë sot, ka zbatuar vetëm Kushtetutën që ka shkruar “Venecia” me dorën e saj për Gjykatën Kushtetuese në vitin 2016. Institucioni i Presidentit as nuk rrjedh raporte konfidenciale dhe as i komenton ato.


Institucioni i Presidentit komentet finale për “Venecian” do t’i bëjë publike përpara Opinionit Final në mënyrën më transparente. I ftojmë dhe aktorët e tjerë t’i bëjnë publike arsyetimet e tyre të mjera dhe politike. PËR PRESIDENTIN META, KUSHTETUTA ËSHTË E PAPREKSHME DHE LIGJI MË I LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË. 🇦🇱”, shkruan Blushi.

 

LEXO EDHE: 

Ekskluzive, raporti i plotë/ Komisioni i Venecias: Presidenti kishte të drejtë me emërimet në Kushtetuese


Etiketa: ,

Pas