Aktualitet

Pas puthjes në buzë, si janë raportet mes Anës dhe Atdheut të Për’Puthen?








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:02 - 23/01/21 |
mapo.al

Ish-konkurrentja e “Për’Puthen” Ana Lleshi, u largua nga emisioni për shkak të thyerjes së rregullave që ky format kishte vendosur për të gjithë pjesëmarrësit e tij.



Ajo u takua me njërin prej konkurrentëve (Arjonin), jashtë ambienteve të “Për’puthen” dhe Arjoni pretendoi se ata kishin nisur një lidhje intime së bashku.


Këto fjalë Ana i mohoi kategorikisht, duke treguar se kishte ngritur një padi në gjykatë ndaj Arjonit dhe kjo çështje do të zgjidhej larg syrit të mediave.




Ana erdhi për herë të fundit në program që produksioni t’i komunikonte vendimin përfundimtar, si dhe u përshëndet me të gjithë konkurrentët.



Në veçanti, ajo kërkoi një puthje nga Atdheu me të cilin kishte dalë në dy takime dhe kishin treguar afrimitet të madh me njëri-tjetrin. Atdheu i dhuroi Anës një puthje në buzë, e cila bëri xhiron e rrjetit.


Mirëpo, pavarësisht puthjes Ana e ndaloi Atdheun ta linte programin dhe i kërkoi të gjente dashurinë e jetës së tij aty brenda. Gjithashtu Atdheu u shpreh i vendosur të ndiqte rrugëtimin e tij në “Për’puthen”.

Lexo edhe :  "Ishte si baba për mua", Atdheu përlotet ne studio për humbjen e madhe të jetës

Por, si janë marrëdhëniet mes çiftit pas puthjes së famshme që bëri jehonë në të gjithë Shqipërinë?

E ftuar në “Shqipëria live”, Ana tregoi se priste një puthje në ballë si gjithmonë nga Atdheu dhe jo një puthje në buzë. Por duke qenë se puthja në buzë ndodhi, ajo kishte vendosur që ata të mos komunikonin më së bashku.

E pyetur nëse e pret jashtë, Ana u shpreh:

“Unë e para që thashë ai do të qëndrojë brenda dhe të gjejë dashurinë aty. Do e provonim që të njiheshim jashtë. Nuk e di nëse do të doja ta njihja.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shqipëria Live (@shqiperialive_tch)

65


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas