Kryesore

Pas qendrimit fyes e dhunues, Mimi Kodheli ka vetëm vlerësime për Ramën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:48 - 17/04/21 |
mapo.al

E ftuar në emisionin “Kjo Jave”, të Nisida Tufës në News 24, Mimi Kodheli është pyetur për deklaratat e para tre ditëve të Edi Ramës, të cilat shtangën mbarë opinionin publik.






Megjithëse kryeministri njihet për të folurën pa kufinj e caqe, lirshmërinë e të bërit ironi, qesëndi, apo hoka me kundërshtarët dhe me të tijtë, sërish nuk pritej që ai të thoshte për Mimi Kodhelin, se kur ka qënë në moshën e pubertetit i ka ndezur fantazinë, me pamjen e saj të hijshme, me gjatësinë dhe flokët e saj.


Ky qendrim seksist, dhunues ndaj një gruaje, në publik, solli një stuhi komentesh në media dhe në rrjetin social.





Mirëpo, vetë Mimi Kodheli, e ka quajtur thjesht një shaka të radhës. Ajo ka vetëm vlerësime për Ramën. Ajo u shpreh se; kemi parë njëri tjetrin duke u rritur – dhe foli për njohjen që kishin prindërit. Po ashtu, përmendi kohën e bashkëpunimit në Bashkinë e Tiranës. Ish-minsitrja e Mbrojtjes pohoi e bindur se do të jetë deputete në Kuvend, edhe pse është lënë nga Rama shumë larg zonës së sigurtë. Kodheli tha se do ta thyejë herësin, e do të bëhet pjesë e Parlamentit.



1



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas