Aktualitet

Pas raportit për përkeqësimin e lirisë së medias, Rama: Ligjin antishpifje do e miratojmë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:34 - 06/05/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se ligji antishpifje do të miratohet. Konfirmimin kryeministri e bëri pas raportit të Freedom House, sipas të cilit Shqipëria është përkeqësuar sa i përket lirisë së medias këtë vit krahasura me vitin e shkuar.


Në një intervistë në emsionin “ABC e Mëngjesit’, në Abc News, Rama theksoi se ka shumë shpifje, por shpesh u vendos në vështirësi nga drejtuesit i emisionit Enkel Demi, sa i përket disa materileve që ai vet kishte publikuar dhe që rezultuan të pavërteta më vonë.


Pjesë nga diskutimi:


Rama: Media në Shqipëri është një hapëesirë e madhe ku siç ka gjëra me vlerë ka edhe një shumicë shpifjesh përditë që kanë thjesht jo vetëm produkt i gazetarëve.


Demi: Siç ndodhi me videon në Spanjë?

Rama: Ajo ishte një lapsus

Demi: Për në është shpifje

Rama: Jo është lapsus, dhe kërkova ndjesë duke e shpjeguar si kishte ndodhur.

Demi: Këtu i njollosni të gjithë, unë për shembull unë nuk shpif

Rama: Është njësoj për politikanët, që nuk janë të gjithë njësoj, kështu ndodh edhe me gazetarët. Edhe pemët nuk janë njëlloj.

Demi: Po të pranoni një këshillë nga ana ime, mos i fusni të gjithë në një “thes”.

Rama: Kjo është e vërtetë. Niveli i shpifjes në Shqipeëri ndoshta është më i larti në planet

Demi: Kjo që sapo thatë është që do hiqni dorë nga ligji i antishpifjes?

Rama: Ai ligj ka lidhje shumë pak ose aspak me atë që është thënë në media. Ai ligj do të vazhdohet.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas