Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë ndryshime rrënjësore në burgjet në vend. Burime pranë Ministrisë së Drejtësisë bëjnë me dije se Gjonaj ka ndryshuar të gjithë shefat e policisë së burgjeve.
Mësohet se kjo rrokadë vjen me qëllimin për të rritur sigurinë në burgje dhe shtrëngimin e masave, pas rastit të Kavajës efektivi i Policisë së Burgjeve, Bledar Toçi, vrau shokun e tij, Dritan Haxholli, gjatë përplasjes me armë zjarri në banesën e 31-vjeçares, Marsida Qatjas.
Gjithashtu, janë jo të pakta rastet kur efektivët e burgjeve janë përfshirë në bashkëpunime me të Por një tjetër shkak burgosurit dhe familjarët e tyre, duke futur sende të kundraligjshme në qelitë e tyre.
Ndërkohë të gjithë të larguarit do zëvendësohen me të tjerë.