Anxhela Peristeri u shpall fituese e “Festivalit të Këngës” me këngën “Karma’. Ashtu si çdo vit për fituesin pati kontestime dhe madje kënga e Anxhelës u komentua gjatë. Pati nga ata që nuk e konsideruan si një këngë të denjë për “Eurovision” e të tjerë që u shprehën se fitorja ishte vendosur paraprakisht.
Një ndër këngëtarët që doli hapur kundër Peristerit, ishte Enxhi Nasufi. Menjëherë pas fitores, Enxhi bëri një postim thumbues në rrjete sociale për kolegen e saj.
“Gëzuar Baftjar! Një kuriozitet kisha unë. Kush është miza dhe kush bleta? Herë tjetër futini ndonjë kurs aktrimi kur merrni çmimin se s’di. Shihemi në festivale të tjera.”– shkroi ajo.
Po ashtu pas fitores së Anxhelës, edhe Rosela Gjylbegu u duk se hodhi kunja. Ajo publikoi një shprehje me spec të Dritëro Agollit dhe falenderoi të gjithë ata që e kishin mbështetur gjatë festivalit.
Vetë Anxhela nuk preferoi t’ju përgjigjej kritikave pas marrjes së kupës dhe i vetmi postim që bëri në rrjete sociale ishte një shkrim falenderues për të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtim. Mirëpo kantautori Kledi Bahiti, që ka bërë muzikën dhe orkestrimin e “Karma” ju është kthyer sot ashpër të gjithë atyre që dolën kundër këngës së Anxhelës.
“Ata që s’kanë b***ë të rrinë në treg e që kanë bërë vetëm dy këngë gjithë jetën e tyre mos të na çajnë shumë fërnellën… po plakeni duke vjellë tangërllik dhe fodullëk për disa merita që kaq shumë i keni kërkuar, epo keq më vjen arti është hof të shof… respekte”, ka shkruar Kledi shoqëruar në fund me emojin e gishtit të mesit.