Aktualitet

Pas SHBA, vaksina Johnson & Johnson pezullohet nga BE dhe Afrika e Jugut














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:54 - 14/04/21 |
mapo.al

Pas SHBA, Afrika e Jugut dhe Bashkimi Europian do të ndalojnë përkohësisht shpërndarjen e vaksinës Johnson & Johnson, pas raporteve të mpiksjes së gjakut.





Kujtojmë se ditën e djeshme Agjencitë Ameriane kanë kërkuar pezullimin e kësaj vaksine, pasi ishin raportuar 6 raste të mpiksjes së pazakontë të gjakut në mesin e më shumë se 6.8 milion të vaksinuarve.


FDA tha se po rekomandonte një pauzë të përkohshme dhe konfirmoi që një pacient ka vdekur nga ndërlikimet e mpiksjes së gjakut dhe një tjetër është në një gjendje kritike.





Duke ndjekur këshillën, të gjitha vendet federale në SHBA kanë ndaluar përdorimin e vaksinës derisa të përfundojnë hetimet për sigurinë e saj.



Me vaksinën J&J po ndodh njësoj si me dozat e AstraZeneca, e cila u pezullua gjithashtu për shkak të raportimeve për mpiksje gjaku.

Lexo edhe :  SHBA: Spekulimet për ndryshime kufijsh në Ballkan, kërcënim i panevojshëm për stabilitetin

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas