Një biznesi në pronësi të reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, i është vënë tritol.
Ngjarja është regjistruar këtë të mërkurë rreth orës 04:24, në lagjen nr.13 të qytetit të Durrësit.
Lënda plasëse është vendosur në butikun e rrobave, të marrë me qira nga shtetasi Bashkim Rajku, babai i këngëtarit.
Vetëm disa minuta më vonë, Noizy ka dhënë dëshminë e parë përpara bluve të qytetit bregdetar.
Ai ka deklaruar se është konfliktuar shpesh, por momentalisht dyshimet i ka vetëm tek reperi Kleviol Ahmeti i njohur si Cvellio, pasi janë konfliktuar dy ditë më parë.
Nga shpërthimi janë regjistruar vetëm dëme të shumta materiale, ndërsa policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë.