fbpx

ShowBizz

Pas sherrit, ja ku do e shohim Arbanën në sezonin e ri televiziv





               Publikuar në : 14:05 - 07/08/19 |
mapo.al

Në mars qarkulluan lajme se moderatorja shumë e dashur për publikun Arbana Osmani do ta linte në mes emisionin e saj “Dua të të bëj të lumtur”, për shkak të sherrit me drejtorin e Top Channel, Ben Blushin.




Fillimisht Arbana nuk reagoi lidhur me këto lajme, por më pas në një status në Instagram moderatorja shkruante se portalet po fantazonin. Pavarësisht kësaj deklarate thashethemet mbi largimin e saj nuk u ndalën e madje u nxorën lloj-lloj arsyesh pse Arbana kishte vendosur të largohej.


Lajmet mbi largimin e Arbanës nga Top Channel u rikthyen sërish së fundmi kur moderatorja u pa në një drekë me Ardit Gjebrean, ç’ka bëri të thuhej se ata do t’i shohim në ndonjë projekt së bashku në Klan.

Tani që po afron sezoni i ri televiziv vetë Arbana ka zbuluar se do e shohim prapë në Top Channel. Moderatorja ka postuar një status ku shkruan se “Dua të të bëj të lumtur” së shpejti do nisë përzgjedhjen e historive për sezonin e ri.


Etiketa: ,

Pas