Shirat e rrëmbyeshëm që kanë prekur Britaninë gjatë 3 ditëve të fundit kanë sjellë përmbytje të konsiderushme. Sikur të mos mjaftonte kjo, stacioni meteorologjik i Mbretërisë së Bashkuar ka parashikuar ardhjen e një uragani drejt vendit.
Alarmet për përmbytjet janë përhapur në të gjithë vendin ku janë marrë dhe masa sigurie si bllokimin e qarkullimit në disa akse të ndryshme rruge si dhe ndërprerje të transportit hekurudhor.
Madje këto përmbytje kanë regjistruar dhe viktima ku një 23-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti. Nga shirat e rrëmbyeshëm makina e tij rrëshqiti duke u përplasur me një pemë.
Më e keqja pritet të vijë gjatë fundjavës ku uragani Lorenzo do të godasë Britaninë. Sipas Meteorologëve kjo do të jetë stuhia më e fortë që ka përshkruar Europën që nga viti 2005.
Transporti hekurudhor është ndërprerë në një pjesë të madhe të Anglisë, aty ku niveli i ujit është më i lartë, dhe pritet të jetë i mbyllur deri sa të normalizohet gjendja.