Eno Popi dhe partnerja e tij Atena u bënë prindër për herë të parë në majin e 2018-ës. Në jetë erdhi një vajzë, të cilën ata e quajtën Liv. Vogëlushja Liv dje bënte dy vjeçe dhe si rrallëherë Eno ka ndarë publikisht disa foto të së bijës.
Liv është rritur shumë që nga hera e fundit që kemi parë një imazh të plotë të saj.
Për herë të parë, Eno e publikoi imazhin e vogëlushes me rastin e 1-vjetorit të lindjes së saj. Ndërsa për 2-vjetor, moderatori ka vendosur t’u dhurojë ndjekësve edhe disa shkrepje të tjera të vogëlushes.
Duke marrë parasysh natyrën e rezervuar të Enos, mendojmë se do na duhet të presim shumë kohë për të parë foto të tjera të së voglës.