ShowBizz

Pas shumë vitesh STRESI dhe NOIZY bëjnë “PAQE” për këtë kauzë të rëndësishme









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:14 - 15/12/20 |
mapo.al

Dy rivalët në muzikë, Arkimed Lushaj dhe Rigels Rajku kanë bërë paqe! Vetë Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi ka qenë i gatshëm të bashkohet me reperin tjetër, që njihen në botën e artit si Noizy.



Pasi ky i fundit bëri thirrje për bashkimin e të gjithë të rinjve që të ndihmojnë familjen e Klodian Rashës, të riun që u vra nga efektivi i policisë, Stresi e ka mbështetur i pari. Në një foto që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet që Stresi, në një bisedë me një person që i kanë fshirë emrin, pranon të bashkohet me Noizyn, për të ndihmuar familjen e Klodianit.


“Unë bashkohem me Noizyn për të ndihmuar familjen e Klodit,”– shkruan Stresi, duke i dhënë kështu fund rivalitetit që ka ekzistuar prej kohësh mes tyre. Nga ana tjetër, Stresi është shpallur në kërkim pasi akuzohet si një prej organizatorëve të protestës së zhvilluar gjashtë ditët e fundit, pas vrasjes së Rashës.




stres.jpg



1



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas