ShowBizz

Pas skandalit, Khloe Kardashian rikthehet me partnerin tradhtar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:56 - 07/08/20 |
mapo.al

Më shumë se një vit më parë, kur Khloe Kardashian do të sillte në jetë vajzën e saj True, shpërtheu skandali i tradhtisë së partnerit të saj Tristan Thompson dhe mikeshës së ngushtë të motrës së saj, Jordyn Woods.


Khloe shkëputi çdo marrëdhënie me Jordyn dhe u nda nga Tristan, por me këtë të fundit vazhdonte të komunikonte, sipas saj për hir të së bijës. Edhe pse të ndarë, Tristan ishtë gjithmonë i pranishëm në jetën e Khloe dhe të bijës dhe shpesh është përfolur për tundimin e Khloe-s për t’u rikthyer me të.


Dhe më në fund, ndodhi!


Besojeni ose jo, Khloe është rikthyer me Tristan-in. Lajmin e kanë konfirmuar burime për People, të cilat bëjnë me dije se çifti ka që në qershor që janë bashkë.


Rikujtojmë që ata e kaluan karantinën bashkë me vajzën e tyre në të njëjtën shtëpi. Ndoshta periudha e izolimit ka ndikuar dhe i ka bërë të reflektojnë.

Urojmë që kësaj radhe Tristan të jetë besnik, pasi shquhet për ndonjë “tradhti të vogël” tek-tuk.


Etiketa:

Pas