Aktualitet

Pas skandalit seksual një vit më parë, Butrint Imeri përballet me tjetër akuzë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:28 - 10/01/21 |
mapo.al

Një vit më parë, në media qarkulloi lajmi për këngëtarin Butrint Imeri, i cili tregoi një histori në emisionin Prive që atij i duket qesharake por në fakt është ngacmim seksual.



Historia që ai tregoi, nxiti reagime të shumta por që nuk morën vëmendje dhe u harruan.


Ai rrëfeu se kohë më parë kishte qenë në një party me shokët në Shëngjin. Në hotel, një vajzë kishte bërtitur krejt papritur sepse një prej shokëve të Butrintit i kishte hyrë në dhomë dhe ishte hequr si Butrinti në mënyrë që të kryente marrëdhënie seksuale me vajzën. Pra, dy krime: Cënim privatësie dhe tentativë për përdhunim përmes mashtrimit. Pas historisë që ai tregoi, Butrinti, Liberta Spahiu, Ylli Limani, Shkurte Gashi dhe Fifi qeshën, por që kjo nuk kishte asgjë për të qeshur.



Përpos kësaj, një reagim tjetër për Butrint Imerin ka bërë një vajzë në rrjetin social ‘Twitter‘ e cila ka treguar një histori tjetër për këngëtarin.



Për shkak të çështjes së privatësisë asaj nuk i është publikuar emri, por vetëm postimin e saj se ç’ka ka thënë.


Ajo ka shkruar në gjuhën angleze, historinë e saj ku pretendon se Butrinti ka përplasur me makinë kushëririn e saj.

Butrinti ishte duke udhëtuar nga Mitrovica në Pejë në korrik 2019 për të arritur në një koncert ndërsa shkoja atje ai goditi kushëririn tim dhe nuk ndaloj të shihte nëse është mirë, kushëriri im ka pasur mbi 7 operacione deri më tani madje ai ishte pothuajse duke humbur këmbën’, thotë vajza në njërin postim ku fotot e postimit të saj janë marrë dhe sjellë nga Gazeta Blic.

Po ashtu, ajo tregon, ‘Fatmirësisht, aty afër kishte kamera dhe Butrint Imeri është kapur nga policia por ai nuk u arrestua pasi që daja i tij qenka një avokat, dhe dita tjetër erdhi sikur pothuajse nuk ka ndodhur asgjë’.

Butrint Imeri nuk ka bërë ndonjë reagim lidhur me postimin e vajzës.

Këngëtari, ndiqet nga një numër i madh të rinjsh në rrjete sociale dhe si pasojë reagimet e shumta shpesh pozitive e bëjnë at♪7 një ndër më të dashurt për publikun.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas