Aktualitet

Pas SMS-së, Rama u ndërhyn qytetarëve te telefonatat





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:32 - 12/03/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama nuk është mjaftuar me mesazhin që iu dërgoi qytetarëve, por i ka marrë edhe në telefon. Porosia e Ramës ka qenë sërish e njëjta, të lajnë duart, të rrinë në shtëpi dhe të ruhen nga mediat (!).


E çuditshme është mënyra si e ka menduar Rama këtë telefonatë me qytetarët, duke depërtuar me mesazh audio.


Kur tenton të marrësh një të njohurin tënd në telefon, përpara se të lidheshe më të në celular, të shfaqet zëri i kryeministrit teksa jep porositë e tij për t’u ruajtur nga koronavirusi, por njëkohësisht sulmon edhe mediat, a thua se rreziku kontaminues janë mjetet e informimit publik dhe jo armiku i padukshëm.


“Edi jam! Të lutem laj duart shpesh. Mos lëviz nga shtëpia për qejf. Hap dritaret sa te mundesh. Ruaju nga mediat. Mos ki frikë, po bëj shumë kujdes. Për çdo shenjë merr 127. Të përqafoj nga larg!”,– shprehet kryeministri dhe menjëherë më pas telefonata ndërpritet.


Më herët kryeministri iu dërgoi një mesazh në celular qytetarëve ku kërkonte që secili të merrte masa për t’u vetëmbrojtur nga armiku i padukshëm por tepër i rrezikshëm COVID-19.

LEXO EDHE: 

“Edi jam”/ Rama u dërgon SMS qytetarëve: Mos ki frikë, lani duart


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas