fbpx

Kryesore

Pas takimeve në Vjenë, Basha mbledhje urgjente në PD sot pasdite






               Publikuar në : 12:47 - 22/02/19 |
mapo.al

Pas takimeve të nivelit të lartë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së në Vjenë, kryedemokrati Lulzim Basha do kthehet menjëherë në Shqipëri. Vizita e Bashës në Vjenë është disaorëshe. Kreu i PD udhëtoi drejt kryeqytetit austriak gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Burime për Mapo thanë se Basha ka thirrur Kryesinë e PD në një mbledhje urgjente sot në orën 18:00 në selinë blu.


Të njëjtat burime saktësojnë se Kryesia do diskutojë për lëvizjet e ardhshme politike të opozitës, pas dy protestave radhazi brenda 5 ditëve dhe djegies së mandateve parlamentare ditën e djeshme gjatë tubimit para Parlamentit. Kryesia do diskutojë për formën e protestës në vijim nga ku synohet dorëheqja e Edi Ramës dhe zgjedhjet e parakohshme.



Por një ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se nuk pranon asnjë prej kërkesave të opozitës. Ai tha se zgjedhjet vendore do zhvillohen në 30 qershor dhe ato parlamentare në 2021 siç e parashikon Kushtetuta, ndonëse djegien e mandateve nga opozita e konsideroi një ditë të keqe për demokracinë dhe parlamentarizmin shqiptar.

Lexo edhe: 

Lulzim Basha nis takimet në Vjenë, PPE: Situata në Shqipëri, shqetësuese (FOTO)

/Gazeta Mapo/


Etiketa: , , ,

Pas