Tuesday, May 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Pas takimit, Kim Jong Un i shkruan letër presidentit Trump

by mapo.al
12/07/2018
in Bota
0

Presidenti amerikan Donald Trump tha të enjten se ai mori një letër “shumë të mirë” nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un që vlerëson përpjekjet e udhëheqësit amerikan për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për të zbatuar një deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga udhëheqësit në Samitin e tyre të Singaporit në muajin qershor.

EB366DB3-BA87-4D79-9FE1-B3C95B8123B8_w1023_r1_s



 

 

((https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1017446575474335744))

Presidenti Trump postoi në Twitter një fotografi të letrës së bashku me përkthimin në anglisht, duke thënë se përmbajtja e letrës së udhëheqësit koreanoverior tregon se “po bëhen përparime të mëdha”.

“Unë besoj fuqimisht se vullneti i fortë, përpjekjet e sinqerta dhe qasja unike nga unë dhe Shkëlqesia Juaj zoti President që ka për qëllim një të ardhme të re mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara me siguri se do të realizohet”, thuhet në letrën e udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un.

Letra u publikua në të njëjtën ditë kur doli njoftimi se zyrtarë të Koresë së Veriut nuk u paraqitën për një takim me homologët e tyre amerikan të enjten për të biseduar mbi kthimin e trupave të amerikanëve që vdiqën gjatë Luftës së Koresë në fillim të viteve 1950, në një shenjë të re të rritjes së tensioneve mes dy vendeve.

Zyrtarët amerikanë prisnin që negociatorët e Koresë së Veriut të paraqiteshin për diskutime në zonën e çmilitarizuar të Gadishullit Korean pasi Sekretari i Shtetit Mike Pompeo mendoi se kishte arritur një marrëveshje për këtë takim në diskutimet e javës së kaluar në Phenian rreth zotimit të Koresë së Veriut për t’i dhënë fund programit të saj të armëve bërthamore.

VOA

Tags: kim jongKore e VeriutletërPresidentit TrumpSHBA

JU SUGJEROJME

E pazakontë/ Burri maskohet si dele për t’u arratisur nga burgu
Bota

E pazakontë/ Burri maskohet si dele për t’u arratisur nga burgu

14/02/2023
Kina i kundërpërgjigjet akuzave të SHBA-vë për spiunazh
Bota

Kina i kundërpërgjigjet akuzave të SHBA-vë për spiunazh

13/02/2023
Të mbijetuarit e tërmetit në Turqi mes frikës dhe pasigurisë
Bota

Të mbijetuarit e tërmetit në Turqi mes frikës dhe pasigurisë

13/02/2023
Pjesëtari i FSK-së rrëfen shpëtimin e 2-vjeçares: Na shikoi në fytyrë dhe filloi të qeshë
Bota

Numri i viktimave arrin në mbi 37.000, por ka dhe mrekulli, shpëtohen disa persona në Turqi

13/02/2023
Next Post
Humbi duart nga shpërthimi i granatës, të riut nuk i japin ndihmën ekonomike

Humbi duart nga shpërthimi i granatës, të riut nuk i japin ndihmën ekonomike

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In