Spartak Ngjela dhe Blendi Klosi kanë marrë pjesë dje në takimet elektorale të kandidatit të mazhorancës, Erion Veliaj. Ata kanë shprehur besimin se Veliaj ka energjinë dhe vizionin për ta bërë vërtet Tiranën një qytet europian
Edhe ata që ishin më skeptikët për kandidimin për Bashkinë e Tiranës, si Blendi Klosi, kandidati paraprak për kryeqytetin, apo edhe Spartak Ngjela, Erion Veliaj ka arritur t’i bindë. Dje ata në dy takime të ndryshme kanë bërë fushatë për Erion Veliajn, duke shprehur besimin se ai mund të jetë një kryetar bashkie i suksesshëm për Tiranën. Kështu Klosi ka qenë i pranishëm në takimin e paradites së djeshme në zonën e “Don Boskos”, ku Veliaj prezantoi edhe programin e tij për shtresat sociale. Në fjalën e rastit, Klosi theksoi mbështetjen për kandidatin e koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës. “Erion Veliaj do e drejtojë Bashkinë e Tiranës me shumë përkujdesje, me shumë zgjuarsi, ashtu siç ka drejtuar Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Do doja t’i uroja Erionit të vazhdojë drejtimin e duhur, të vazhdojë përpjekjet e duhura, të vazhdojë atë punë me shumë pasion që ka nisur. I uroj Erionit shumë suksese në punët që ai do të drejtojë”, – u shpreh Klosi.
Ngjela
Ndërkohë që Ngjela, pavarësisht skepticizmit të parë të shprehur edhe publikisht ndaj kandidaturës së Veliajt, ka marrë pjesë në takimin elektoral të zhvilluar dje pasdite në Njësinë numër 2, ku dhe ka vlerësuar si energjike, moderne dhe të pakorruptuar kandidaturën e Veliajt. “Merr energjinë tënde e jepja këtij qyteti zotëri. Deri tani kanë marrë energjinë dhe ia kanë dhënë xhepit. Asgjë s’kanë fituar. Do të mbetesh njeri me dinjitet dhe unë besoj se do të jesh, bëj kontratën me Kryeministrin dhe ktheje në një kryeqytet europian dhe hiqi korrupsionin dhe gjithë të tjerat vijnë vetë.
Merre modelin tënd të dinjitetit, të freskisë intelektuale moderne dhe ktheje këtë në një qytet modern. Krijoji opinionit publik shqiptar dinjitetin që je i pakorruptuar, krijo marrëveshje me kryeministrin aktual dhe bëni një qytet europian”, – tha Ngjela në fjalën e tij. Ai i ka bërë thirrje Veliajt që të mos tërhiqet nga idetë e tija, pavarësisht nëse reformat do të kenë dhimbje. “Tirana nuk është ende një qytet europian. Ata që e thonë i bëjnë qejfin vetes. Zoti Veliaj e kthen dot, ke Kryeministrin aleatin tënd. Do para? Paraja gjendet në politikë. Do ketë dhimbje, do ketë prishje, do ketë risqe, merrini përsipër por që ta shpëtoni. Sepse ne nuk jetojmë në një qytet europian. E keni parë çfarë smogu ka, jemi qyteti më i ndotur i Europës. Hiqja. Do t’ia heqësh. Pse? Ka cilësinë që nuk është i korruptuar dhe ka cilësinë tjetër, që di të zgjedhë alternativën më të mirë”, – shtoi Ngjela.
Programi
Ndërkohë, në takimet e djeshme Veliaj ka prezantuar fillimisht programin për shtresat sociale dhe më vonë edhe programin e detajuar për Njësinë numër 2 në Tiranë. Sa i përket shtresave sociale, ai ka premtuar të krijojë 3 mensa për të varfërit që s’kanë të hanë, 5 qendra ditore për të moshuarit, si dhe shpërndarjen e apartamenteve sociale brenda 100 ditëve të para. “Nuk ka asnjë arsye pse qyteti më i madh i Shqipërisë të mos jetë edhe qyteti më solidar në vend, duke pasur tri mensa publike në të cilat, kush është nevojtar dhe kush është në ditën e vet të fatkeqësisë, të mos mbetet pa një vakt të ngrohtë për veten dhe familjen e tij”, – tha Veliaj.
Ky eshte nje mi qelie nga ata me te medhenjet,kushedi sa te shkrete ka marre ne qafe ky.Po kushe shkon pase ketij.Nje kocke te lepij ky dhe pastaj shterngon kravaten e vjelle ç’far ka ngren gjithe jeten.Pate then per Berishen ç’do parti ka ikonen e vete,mos ia prekni ikonen.Nje raste tjeter e pate sulmuar dhe goditur YlliBufin ne studio televizive,pra ky eshte,dhe ngeli ky tu jape mende tjerve.Cekja thote ky ka pjerdhur fare.Besoni Cekes dhe shprehjes se tije se nuke do genjeheni.
Po te dilte ne krah te Ketit te Shkodres , do dyshoja shume pak , por qe doli me Erionin, ( qe ka fiq ke shtepia…),dyshoj dhe rikujtoj , kur dikur Ngjela dhe Rama kerkonin ” ligjin e martesave Brenda lloit”, qe edhe ne A- Mer – Ike , veten 4 ose 5 shtete e kane ….
Oh sa mir me ken Shqiptar , ore….te perndjekur?????Keqardhje…..
Dhimitraq.
Ky asht gomar .Veliaj i pakorruptushem dhe se ky do te luftoj korrupsionin…..hahahahaahahahhh.
Hasanizim i Spartakut. Nuk na cudit. Ka kaluar n’ origjinë i biri i Kiços.
Ky fenomen i sharjes dhe lepirjes se PS me frekuence tre here ne dite quhet Spartakizim.
Shijojeni Spartakun ashtu siç eshte, se mos keni per ta bere dhender!
Ngjelizimi ose me mire me thene ngjalizimi i politikes shqiptare.
Me kot kercen i shkreti Ngjela nga nje parti ne tjetren,kurre ska per te marre pushtet.
E shfrytezojne te shkretin para zgjedhjeve sepse e dine qe vdes per njecik pushtet,e flakin pas zgjedhjeve sepse eshte skarco i shkreti.
Mire bejne se ky eshte ai qe deklaroi se edhe 13000 shqiptare po te vriten,ja vlen po te marri ky koqja pushtet.
A Ç’NA BERE PER TE QESHUR MORE AV. NGJELA! JE BERE SI BALONE TAUKE, SA MAJTAS, SA DJATHTAS, SA LART, SA POSHTE, SA PARA, SA MBRAPA! VENDOS DREQI E MORI SE ME CILIN KRAH JE, SE NA PLASE!