Aktualitet

Nga punësimet te propaganda e punëve të mira, Rama 3 porosi kryebashkiakëve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:18 - 03/09/20 |
mapo.al

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama në Elbasan, me kryebashkiakët. Kryesocialisti u dha tre porosi 59 kryebashkiakëve socialistë, që duhet të mbajnë në këmbë fushatën e PS-së.


Prioritet është puna që bashkitë dhe kryebashkiakët duhet të bëjnë në rrjetet sociale, të propagandojnë punën e tyre, të qeverisë dhe të ministrive, në mënyrë specifike të rindërtimit, pra një pompim më të madh për të shpërndarë materialet që do të bëjnë ekipet elektorale.


Shtylla e dytë është e bizneseve të prekura nga pandemia, që Edi Rama kërkon të bëhet kujdes për të mos i bezdisur nga inspektoratet për të mos rënduar barrën, pasi mund të shkaktojnë pakënaqësi dhe sjellin ulje të punësimeve.


Dhe shtylla e tretë janë punësimet, jo vetëm për ata në shtet, por të jenë promotore të lidhjes me kompani private. Vëmendja kryesore ka qenë te procesi i rindërtimit. Ai ka kërkuar që cdo rast denoncimi të merret në konsideratë, që asnjë të mos jetë “ushqim” për të nxitur një imazh negativ që mund ti përkthehet në kosto.


Menjëherë pas takimit Rama u nis drejt kryeqytetit ku do të mbledhë grupin e deputetëve.


Në Elbasan, kreu i qeverisë njëherazi kërkoi angazhim maksimal nga baza e partisë për të bërë të mundur fitoren e një mandati të tretë dhe theksoi se “kush nuk do ti shkojë betejës deri në fund në këtë fushatë, nuk do të jetë në stolin rezervë”. Abcnews


Etiketa: , , ,

Pas