Aktualitet

Pas takimit me Metën, Basha mbledh aleatët në PD






               Publikuar në : 11:00 - 16/07/19 |
mapo.al

Pas takimit afro 40 minutësh me Presidentin Ilir Meta, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur aleatët opozitarë në selinë blu. Në qendër të këtij takimi është aksioni i ardhshëm i opozitës.


PD dhe aleatët e koalicionit opozitar nuk kanë caktuar ende një datë për protestën e ardhshme, por burimet bëjnë të ditur se opozita po harton një program që do t’i paraqitet qytetarëve në takimet që do zhvillohen në gjithë Shqipërinë.

Po ashtu PD dhe aleatët po hartojnë një dosje me argumente juridik, por edhe me fakte konkrete për manipulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Mësohet se do të ketë kallëzime penale dhe kjo dosje do t’i dorëzohet kancelarive shqiptare dhe atyre të huaja. Opozita akuzon KQZ-në se ka manipuluar shifrat e pjesëmarrjes në 30 qershor, duke dokumentuar disa parregullsi.

LEXO EDHE:

Basha takim 40 minuta me Metën në Presidencë, detaje


Etiketa: , , ,

Pas