Aktualitet

Pas takimit me Metën, Basha mbledh aleatët në seli






               Publikuar në : 12:20 - 27/06/19 |
mapo.al

Pas takimit që zhvilloi me presidentin Ilir Meta, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur në mesditë aleatët e koalicionit opozitar në selinë blu.


Kriza politike dhe 30 qershori ishin në fokus të këtij takimi. Në mbledhje morën pjesë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga numri dy, Petrit Vasili, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ai i PDK, Nard Ndoka, i PBDNJ, Vangjel Dule si dhe kreu i LZHK, Dash Shehi.

<
>
shpetim idrizi aleatet e bashes4 aleatet e bashes3 aleatet e bashes2 aleatet e bashes aleatet e bashes5 aleatet e bashes6 aleatet e bashes1

Krerët e partive të vogla të koalicionit opozitar u pritën më herët në takime edhe nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Meta nisi sot në mëngjes konsultimet me opozitën për të gjetur një rrugëzgjidhje lidhur me situatën që po kalon vendi. Lulzim Basha ishte në zyrën e kreut të shtetit në orën 09:00, ndërsa kryeministri Edi Rama refuzoi.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas