Takimi mes kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe zv/ndihmës Sekretart Amerikan të Shtetit Mattheë Palmer ka përfunduar pak më parë. Ky takim i zhvilluar në selinë e LSI ka zgjatur rreth 70 minuta.
Pas përfundimit të këtij takimi, Kryemadhi shprehet se u diskutua mbi situatën politike. Sipas saj Palmer shprehu këndvështrimet dhe opisonet e tij.
Çfarë u diskutua në takimin me z. Palmer?
Diskutuam për situatën dhe sigurisht që unë nuk jam e autorizuar që të flas për takimin. Z. Palmer shprehu opsionet e veta nga këndvështrimet e tij. Ne shprehëm opsionet tona nga këndvështrimet tona.
Sigurisht që përputhen për sa i përket raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër korrupsionit, për kapjen e shtetit, për të gjithë problemet e tjera, por është shumë e rëndësishme vazhdimi i mëtejshëm për zgjidhjen përfundimtare dhe për ti dhënë fund tranzicionit shqiptar. Shqipëria e ka vendin në BE.
Ju dha një zgjidhje z. Palmer, znj. Kryemadhi?
Palmer nuk kishte ardhur për ti dhënë zgjidhje për sa i përket konfliktit. Mos harroni që hallet tona do ti zgjidhim ne shqiptarët vetëm me njëri-tjetrin.
Kemi zgjidhje për këto halle znj. Kryemadhi?
Sigurisht që mendoj që viktimat e gjithë kësaj historie, janë shqiptarët nuk është Kryeministri.