Editorial

Pas Teatrit, Veliajt i kanë ngelur vetëm punonjësit e bashkisë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:45 - 30/05/20 |
Mapo.al

Kryetari i Bashkisë së Tiranës pasi tregoi një zell të pashembullt për të rrëzuar Teatrin Kombëtar, dhe sherbeu trillin e kryeministrit duke sulmuar aktorët dhe mbrojtësit e këtij institucioni historik, kësaj vlere shpirtërore dhe identitare të kryeqytetit, preku sakaq fundin e popullaritetit dhe u bë një prej njerëzve më të papëlqyer në publik. Mjafton të kujtojmë këtu daljet e tij në televizion menjëherë pas aktit barbar, tek Opinion, ku një furi komentesh negative të pahasura më parë shpërthyen në rrjet. Mijëra reagime.


Veliaj nisi të braktiset edhe nga socialistët, nga votuesit tipik të rilindjes, por edhe nga zyrtarë të Bashkisë.


E prapë, megjithëse i diskredituar dhe i rrënuar tashmë si figurë, Veliaj po tenton të tregojë se në qytet ka normalitet dhe ai po punon sikur asgjë nuk ka ndodhur. Edhe pse në SPAK ka disa kallëzime ndaj tij, dhe nëpër rrugë e mure janë vendosur etiketime të rënda për të, kryebashkiaku i 30 Qershorit po del rrugëve sërish me ndihma, apo bën sikur kujdeset për punët komunale.


Por vini re, ndjekësit e tij tashmë në Facebook, ku shfaqet live. Janë shumë pak, shumë herë më pak. Dhe padyshim, janë ata që detyrohen me urdhër të bëhen pjesë e teatralitetit. Gjithë Tirana e di se kush merr një rrogë në bashki, detyrën e parë ka që të bëjë like dhe share për Lalin, pastaj punën për të cilën paguhet.


Një dalje sot, tregoi se Veliaj kishte 300 e pak ndjekës, një nivel i ulët, ndoshta më i ulëti qysh se është caktuar kryetar Bashkie.

Askush nuk do ta harrojë jo vetëm pasionin e madh që ai tregoi për ti vënë kazmën Teatrit, por sidomos gjuhën armiqësore, plot helm, që solli konflikt e armiqësi, me të cilën ai shoqëroi gjithë procesin. Fyerjet e përbaltjet, e atij që qe betuar për t’i shërbyer e trajtuar të gjithë qytetarët njësoj, ndaj komunitetit që rezistoi për Teatrin, do të mbahen mend gjatë.

E sigurtë është një gjë. Drejtësia nuk dihet se sa do funksionojë, dhe se sa SPAK do ta tregojë veten me krimin e Teatrit. Por, një drejtësi do të vihet në vend ditën më të parë që do të ketë zgjedhje në Tiranë, ku të gjitha të dhënat, sondazhet dhe treguesit janë se, Veliaj do të marrë një ndëshkim shembullor. Ai u tregua mosmirënjohës me qytetin që i dha aq shumë pushtet e privilegj, dhe ndoshta krejt të pamerituar.

 

 

 

 

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas