Lëkundje tërmeti u ndjenë përgjatë mesnatës në qarkun e Elbasanit, pak orë pasi u regjistrua tërmeti me magnitudë 4.0 në qarkun e Fierit.
Mësohet se epiqendra ishte në Belsh dhe se lëkundjet ishin 1.6-2 ballë, me thellësi 7-10 km.
Gjatë ditës së djeshme në vend ka pasur disa lëkundje tërmeti. Lëkundja më e fortë është regjistruar në Cërrik, me magnitudë 4.5 të shkallës rihter, në orën 01:26.
Vitin e kaluar, Shqipëria u godit rëndë nga dy tërmete; nga tërmeti më 21 shtator që shkaktoi dëme të mëdha materiale, dhe ai më 26 nëntor, që përveç shkatërrimit të mijëra banesave, u mori jetën 51 personave.