Një lajm i trishtë vjen për familjen Duka. Disa javë pas ndarjes nga jeta të poetit të njohur Arben Duka ka ndërruar jetë edhe i biri, Denis Duka.
Lajmi i trishtë është bërë me dije nga miqtë e tij në rrjetet sociale.
“E kujt i duhej provë e dhimbjes për ikjen tuaj të njëkohshme, babë e bir, Arben dhe Denis Duka?!?!! Na latë në varfërim.
Ngushëllime o Dukaj të shtrenjtë! Vera dhe Denada, duroni “borën e akullt e të përjetshme të kësaj mungese, si mali”!
“Në shërbim të dashurisë, Perëndia krijoi lotin!””, shkruan Aleksandër Çipa.
Denis Duka, 35-vjeç, ishte i martuar dhe jetonte në SHBA bashkë me partneren dhe vajzën e tyre.
Siç mësohet ai ka ndërruar jetë për shkak të një infarkti ashtu si babai i tij.
Arben Duka humbi jetën mbrëmjen e 13 dhjetorit. Ai u dërgua në spital për shkak të problemeve shëndetësore, por nuk mundi të mbijetojë.