fbpx

ShowBizz

Pas vendimit të Holandës për negociatat, Ilirjani ironizon shqiptarët






               Publikuar në : 14:59 - 10/10/19 |
mapo.al

Biznesmeni homoseksual Elton Ilirjani ka ironizuar së fundmi të gjithë ata ndjekës që e kanë paragjykuar për makiazhin e bërë.


Duke u ndalur në çështjen e negociatave për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Ilirjani ka lënë të nëkuptohet përmes postimit të tij të fundit se vendi nuk mund të hyjë në BE përsa kohë që ka njerëz homofobikë të cilët nuk gëzojnë sjellje dhe qëndrime europiane.



“I dashur Alvanoz Kavanoz, Holandezi Këndezi jua mblodhi. Nëse s’i lyej unë buzët lirshëm, nuk hyni në BE. Prandaj po rifilloj t’i lyej. Do Zoti ua kthej mendjen këto 7-8 ditë”-ka shkruar Ilirjani krahas fotos së publikuar në “Instagram”, ku shfaqet duke lyer buzët me të kuq.

Risjellim në vëmendje se Holanda vijon të prononcohet zyrtarisht se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë, për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.


Etiketa:

Pas