Aktualitet

Pas zërave për zhvendosjen e ‘Portokallisë’ Flor Binaj konfirmon: Sezoni i ri më gjen në…








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:43 - 06/08/20 |
mapo.al

Ka patur zëra që “Portokalli”, programi i përjavshëm i humorit në Top Channel, do të zhvendosej në një tjetër logo televizive. Por një prej protagonistëve kryesor të këtij show, Flor Binaj ka konfirmuar se ai do të vijojë të jetë pjesë e show-t edhe gjatë sezonit të ri në Top Channel.


“Unë po punoj për personazhet që kam dhe pesonazhet e rinj. Tetori do të jetë një sezon gallatë, ku streset do shfryhen mjaftueshëm me Portokallinë dhe ne mezi presim të jemi në ekran”, ka thënë Binaj në një intervistë për Ori Nebijajn në “Pushime on Top”.


Nga ana tjetër Flori ka folur edhe për pushimet e tij me familjen, duke treguar se ka shumë dëshirë që dy fëmijët e tij t’i prezantojë me bukuritë shqiptare. Ai ka treguar se me djalin e tij, Glauk (3 vjeç e gjysmë) janë ngjitur deri në majë të Malit të Tomorrit.



 


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas