Aktualitet

Pas zisë së gjatë për 30 Korrikun














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:18 - 24/08/20 |
mapo.al

Nga Astrit Patozi






Agron Dukës i takon të jetë i shqetësuar dhe të mos e ketë mendjen aq shumë tek pushimet në keto ditë fundgushti.


Këta po heshtin të gjithë dhe kjo nuk duket shenjë e mirë.  Sot paska paska folur me heshtjen e tij edhe Ilir Meta, që do të thotë se ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut kanë hyrë tashmë në fuqi, ndonëse pa firmën e tij.







Jo se kishte mundësi per t’i kthyer, por edhe të ishte kaq fjalëpak për një çështje kaq të rëndësishme, veshtirë të mendohet për Presidentin, që bën zhurmë pothuajse për gjithçka në këto kohë.
Ndërkaq ai vetë ngjan të jetë plotësisht i fokusuar në një aktivitet të ethshëm dhe të përditshëm politik, i cili qartësisht bie erë fushate elektorale.




Edi Ramës i takon të bëjë sikur nuk e ka mendjen, sepse është protagonisti kryesor i të dyja paketave, të asaj të 5 qershorit dhe të asaj të 30 korrikut.



Madje për to thotë me cinizëm se janë komplementare, duke shkaktuar me të drejtë tërbimin dhe reagimin e fortë të palës tjetër.

Atij mund t’i leverdisë të shtyjë sa më shumë ankthin e të gjithëve, duke testuar humorin e kundërshtarëve për çdo lajm apo thashethem vere, në kushtet e qetësisë dhe të mungesës së ngjarjeve në kampin e vet, për arsye të njohura.

Por edhe Lulzim Basha njësoj është duke heshtur. Ose duke u fshehur për ditë të tëra nën hijen e ndonjë vile të qetë pushimi në bregdet mes vapës përvëluese, ose duke na treguar me një stil të butë dhe pozitivist programet ekonomike të qeverisë së tij në ardhje për të gjitha shtresat e popullsisë.
Natyrisht që shtatori do ta prishë paqen e përkohshme për kodin zgjedhor apo listat e hapura dhe shirat e vjeshtës politike do të vërshojnë me tërbim, si çdo vit tjetër në Tiranë.

Por shmangia kaq e gjatë nga debati politik e çelësit të zgjedhjeve të ardhshme, me kaq shumë peshë për fatet e shumë personazheve VIP, lë vend për shumë hamendësime.
Sepse në Shqipëri pakti më i keq është kur nuk ka marrëveshje, por kur “të fortët” bien dakord me pazarin në distancë. Dhe fakti që ata sot ndjehen të qetë për veten e tyre nesër, do të thotë se janë të tjerë ata që duhet të shqetësohen.

Dhe ky është një lajm i keq për ata, që kërkojnë të paktën zgjedhje normale në këtë vend, dhe akoma më i keq për ata, që duan të ndodhë ndryshimi në Shqipëri.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas