Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit të “Pasaportës Jeshile” të Shqipërisë nga ana e Komisionit Evropian.
Rama e cilëson si një super lajm ndërsa shton se është shembull i progresin digjital të vendit.
“SUPERLAJM. Shqiptarët të lirë të lëvizin lirisht në Europë me pashaportën digjitale të vaksinimit BE aprovon Shqipërinë, Izraelin dhe Marokun, duke dhënë edhe një shembulll kuptimplotë të progresit tonë digjital, për të gjithë ata që dëshirojnë t’u gëzohen edhe arritjeve, përveçse të shohin vetëm të këqija deri edhe ku nuk ka”, shkruan Rama.
LEXO EDHE:
KE pranon certifikatën e vaksinës nga Shqipëria, kush mund të lëvizë lirshëm