Aktualitet

Pasaporta për afrikanin/ Presidenca-Ramës: Sosi uji i gamiles tënde, ke urrejtje për Tironën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:39 - 23/10/20 |
mapo.al

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit akuzoi Ilir Metën se i ka dhënë shtetësinë shqiptare një lojtari afrikan, pjesë e Tiranës për 8 orë edhe pse ishte nën akuzë për falsifikim dokumentesh.


Nuk kishim asnjë dyshim! Buburreci Trendi e pranoi më në fund se ai është frymëzuesi dhe autori i vetëm i sulmeve më të ndyra dhe antikombëtare kundër ekipit të KF Tirana, tifozëve të mrekullueshëm dhe komunitetit të nderuar autokton tironas, të cilësuar prej tij dhe portaleve të tij, si “terroristë”.


Urrejtjen tënde për Tironën dhe ngjyrat bardhë e blu nuk ka për të ta amnistuar kush, bashkë me zullumet e tjera të tuat, për të cilat sigurisht do përgjigjesh një ditë.



Sa për pastërtinë e figurës së futbollistit të Tironës bën mirë të pyesë në institucionin e sigurisë kombëtare, që nëse na jep leje jemi gati ta publikojmë ne se çfarë thotë për “terroristin” bardhë e blu! Ora e përballjes po afron! Sosi uji i gamiles tënde Mister 1 Prilli!” shkruan Tedi Blushi.


Kreu i qeverisë akuzoi se lojtari i Tiranës Winful Cobbinah u pajis me pasaportë shqiptare për 8 orë nga Ilir Meta, në kohë rekord, teksa ishte në akuzë për falsifikim dokumentesh në vendin tonë, por kjo nuk e pengoi kreun e shtetit që të merrte vendimin.


LEXO EDHE:

Rama akuzon Metën: I dha pasaportën futbollistit të Tiranës që akuzohet për falsifikim

 


Etiketa: ,

Pas