Aktualitet

Pasarela publicitare në oborrin e Burgut të Burrelit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:29 - 05/10/20 |
Kastriot Dervishi*

Me urdhrin nr.150, datë 11.11.2019, të kryeministrit është formuar një grup pune ndërinstitucional i kryesuar nga përfaqësuesi i Ministrisë së Brendshme (këshilltari i ministrit) me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (3 anëtarë), Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Institutit të Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë (përfaqësuesi i Zyrës së të Zhdukurve) me synim gjetjen e eshtrave të shtetasit italian të ndjerit Giusseppe Terrusi.






Sipas urdhrit, grupi mund të bashkëpunojë me pushtetin vendor, Autoritetin për Informim mbi ish Dokumentet e Sigurimit të Shtetit dhe Institutin e Arkeologjisë. Theksohet kjo pasi kryeministri nxjerr urdhra vetëm për organet e varësisë së tij.


Mirëpo Autoriteti nuk mbahej nga gëzimi se “po zbatonte urdhrin e kryeministrit”, jo nga instikti i punëtorit, por nga ekzaltimi dhe ndjesia e të qenit ushtar i shembullor. Emri i Terrusit nuk gjendet në asnjë dokument të krijuar nga Sigurimi (dhe nuk kishte arsye pse). Ndërsa dosja hetimore-gjyqësore, (si dhe një e dhënë specifike jashtë saj), njihet prej vitesh edhe nga i biri i të ndjerit. Në të dhe kurrkund tjetër nuk ka të dhëna mbi vendin e varrimit të Terrusit.







Atëherë për çfarë duhej të ishte i pranishëm në këtë tollovi Autoriteti për “hapjen e dosjeve”, i cili si novator gjysmë ojq e gjysmë shtetëror i dalldisur pas narrativës së “projekteve” po unifikon tashmë praktikat dokumentare me ato të shërbimeve komunale, por duke mos kryer e bitisur asnjërën prej tyre?! Nuk u pa asnjë anëtar i Autoritetit i fokusuar me lopatë në dorë për të kryer detyra konkrete komunale, çka do ishte në fakt vullnetarizën i dobishëm.



U shikuan vetëm individë që ndiqnin me habi trajektoren ekskavatorit, sikur e shihnin atë për herë të parë. Sigurisht çdo gjë bëhet vetëm për propagandë, për të eklipsuar Zyrën e të Zhdukurve pranë Institutit të Integrimit të ish të Përndjekurve dhe gjithë anëtarët e grupit të punës. Që ta dijë populli ynë heroik, që prej marsit 2014, i vetmi organ shtetëror i ngarkuar me çështjen e kërkimit të eshtrave është zyra në fjalë. Shokët e Autoritetit nuk kanë asnjë tagër ligjor komunal, por janë në rolin e Kolës që do të duket gjithnjë sikur është në punë.



Asnjë dosje e Sigurimit nuk përmban të dhëna vendvarrimesh apo çështje të këtij lloji. Këta ose nuk e dinë (mund ta shprehin padijeninë të paktën) ose nuk kuptojnë çfarëdo që t’u thuash. Gjithçka e tyre nuk lidhet me thelbin e asaj që pretendojnë. Në fushat ku shkel Autoriteti, propaganda është “produkt” dhe sukses dite, por jo më shumë se kaq.

Me të drejtë, Aldo Terrusi e quajti shfaqjen e 1 tetorit 2020 si “pasarelë publicitare”. Lëre pastaj koston financiare të kësaj pune se edhe ICMP që deri tani nuk ka bërë asgjë po kthehet në një lloj Kole tjetër që do të duket sikur është edhe ai në punë.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas